Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë është në krizë, si rezultat i përpjekjeve të Rusisë për të kufizuar aktivitetet e saj në ish Bashkimin Sovjetik, tha Komisionerja për marrëdhënie me jashtë e BE-së, Benita Ferrero Waldner.
"Në të vërtetë, kemi pakëz krizë. OSBE-ja ndodhet në një periudhë shumë të rëndësishme dhe sfiduese" tha Waldner, në fund të takimit joformal të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Unionit.
Zyrtarët e Unionit i thanë radios Evropa e Lirë se shefi i BE-së për politikë të jashtme, Havier Solana pritet t'i shkruajë një letër presidentit rus Vladimir Putin për ta paralajmëruar se mosmarrëveshjet me OSBE-në mund të rrezikojnë raportet BE- Rusi.
XS
SM
MD
LG