Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN/TOKIO


Në disa qytete të KInës edhe sot u mbajtën demonstrata anji japoneze, por, ciç informojnë agjencitë e lajmeve, ato nuk ishin të dhunshme. Japonia i ka dënuar protestat e djeshme në Shangaj, me ç'rast ishin thyer dritaret e konsullatës dhe ishin dëmtuar bizneset japoneze në këtë qytet. Kjo është java e tretë që në qytete të Kinës demonstrohet kundër, siç thuhet, përpjekjeve të Japonisë për anëtarësi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kundër një libri shkollor të historisë në Japoni. Ministri i jashtëm japonez, Nobutaka Machimura, që sot më vonë gjatë ditës pritet të arrijë në Pekin, tha se do të protestoj te zyrtarët kinezë për këto demonstrata dhe lidhur me dështimin e autoriteteve që ti ndalin ato. Kryeministri japonez, Junichiro Koizumi ka kërkuar që autoritetet e Kinës të krijojnë siguri për shtetasit japonezë në Kinë.
XS
SM
MD
LG