Ndërlidhjet

MOSKË


Pas dy ditësh fluturimi, sot herët në mëngjes, anija kozmike ruse me tre anëtarë të ekuipazhit iu bashkua Stacionit ndërkombëtar kozmik. Kjo anije, me astronautët Sergei Krikalev (Rusi), John Phillips (SHBA) dhe Roberto Vittori (Itali) ishte nisur nga baza ruse në Bajkonur në Kazakistan. Është planifikuar që kozmonautët Krikalev dhe Phillips do të mbesin për gjashtë muaj në Stacionin ndërkombëtar kozmik, ndërsda Roberto Vittori dhe dy austronautë, që aktualisht gjenden në këtë stacion, do të kthehen në tokë pas 10 ditësh.
XS
SM
MD
LG