Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani hodhi poshtë kërkesën e kryeministrit të Izraelit për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar që do të ndalonte zhvillimin e programeve bërthamore të Teheranit. Zëdhënsi i ministrisë së jashtme Hamid Reza Asefi tha se Izraeli nuk ka të drejtë të shpreh ide, pasi vetë Izraeli është burim i tensioneve dhe krizave në rajon. Javën e kaluar kryeministri i Izraelit Ariel Sharon tha se brenda disa muajsh Teherani do të jetë i aftë të prodhojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG