Ndërlidhjet

PEKIN


Ministri i jashtëm i Japonisë Nobutaka Machimura po qëndron në Kinë, ku ka shprehur kundërshtimin ndaj protestave anti japoneze, që edhe sot kanë vazhduar në disa qytete të Kinës. Ai tha se Pekini duhet të marrë masat e duhura për qetësimin e gjendjes.
"Për detajet do të diskutojmë më vonë, mirëpo shpresoj që qeveria e Kinës do të veprojë në përputhje me ligjet ndërkombëtare" tha ai. Mirëpo sipas ministrit të jashtëm të Kinës, Li Zhaoxing "qeveria e Kinës nuk ka bërë asgjë për të cilën do të duhej t'u kërkonte falje njerëzve të Japonisë". Protestuesit kinezë kundërshtojnë atë që e quajnë përpjekje e Japonisë për të mos pranuar krimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kërkesat për t'u bërë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG