Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


3 ushtarë amerikanë janë vrarë sot në një sulm të kryengritësve ndaj një baze amerikane në Ramadi. Ambasada amerikane në Irak ndërkaq, njoftoi se 3 persona në mesin e të cilëve edhe një punonjës humanitar amerikan janë vrarë nga shpërthimi i një veture bombë, rrugës për në aeroportin e Bagdadit. Forcat irakiane të sigurisë ndërkohë, njoftuan se i kanë liruar rreth 15 familjet shiite që mbaheshin peng nga kryengritësit synni në Maden.
Ndër zhvillimet tjera në Irak: qeveria publikoi sot informacionin se forcat e sigurisë kanë arrestuar Hashim Hussein Radhan, njërin nga njerëzit më të afërt të Saddam Husseinit, njëherit nipi i ish zëvendës presidentit Izzat al Douri.
XS
SM
MD
LG