Ndërlidhjet

NJU DELHI


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf dhe kryeministri i Indisë Manmohan Singh u takuan sot me qëllim shtyrjen përpara të procesit të paqes ndërmjet dy vendeve.
"Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të këndshme, kishin qasje pozitive dhe optimizëm të madh. Për mendimin tim kemi arritur progres të madh dhe kemi diskutuar për të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe atë të Kashmirit" tha Musharaf.
Kjo është vizita e parë e tij në Indi në katër vitet e fundit dhe ai ka thënë se synon përmirësimin e raporteve ndërmjet dy rivalëve bërthamorë.
XS
SM
MD
LG