Ndërlidhjet

TOKIO


Ministri i jashtëm i Japonisë Nobutaka Machimura e cilësoi "fatkeqësi" refuzimin e Kinës për të kërkuar falje për protestat anti japoneze në Kinë. Ai citohet ta ketë bërë këtë koment pas takimit në Pekin me homologun Li Zhaoxing që synonte parandalimin e përkeqësimit të mëtejm të raporteve ndërmjet dy vendeve. Zhaozing ka thënë se Japonia ka lënduar ndjenjat e njerëzve të Kinës.
"Qeveria e Kinës nuk ka bërë asgjë për të cilën do të duhej t'u kërkonte falje njerëzve të Japonisë" tha Zhaoxing. Protestuesit kinezë kundërshtojnë atë që e quajnë përpjekje e Japonisë për të mos pranuar krimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kërkesat për t'u bërë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG