Ndërlidhjet

logo-print

NIKOZI


Mehmet Ali Talat, i cili mbështet ribashkimin e Qipros, fitoi 56 përqind të votave në zgjedhjet presidenciale të turqëve qipriotë. Ai është kryeministër i republikës turke të Qipros veriore, të njohur vetëm nga Turqia. Menjëherë pas publikimit të rezultatit Talati tha se "do t'i shtrijë dorën administratës qipriote greke dhe se turqit qipriotë votuan për paqe dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian". Ai ishte njëri nga 9 kandidatët për zëvendësimin e liderit të linjës së fortë, Rauf Denktash.
XS
SM
MD
LG