Ndërlidhjet

PRISHTINË


Tre fëmijë janë plagosur lehtë nga një shpërthim në Prishtinë.
Shpërthimi që ndodhi të dielën në mbrëmje në zyrat e partisë opozitare Ora, të prirë nga Veton Surroi, botues i gazetës "Koha Ditore".
Policia tha se fëmijët e lënduar jetonin në banesën një kat mbi zyrat e partisë, kurse Surroi deklaroi se shpërthimi ishte një "atentat politik".
Incidenti është i fundit në vargun e incidenteve të dhunshme në Kosovë, ndërsa ndodhi në ditën e varrimit të Enver Haradinajt, vëllait të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
XS
SM
MD
LG