Ndërlidhjet

QYTETI I VATIKANIT


Kardinalët e Kishës Katolike morën pjesë në Meshën e mëngjesit, para se të mbyllen në Kapelën Sistine në konklavën për zgjedhjen e trashëgimtarit të Papa Gjon Palit II.
Mesha u celebrua nga kardinali Joseph Ratzinger, dekan i Kolegjit të Kardinalëve. Prelati gjerman shpesh është përmendur si kandidat për papën e ri.
Në procesin e konklavës, e cila zanafillën e ka në mesjetë, 115 kardinalët do të kyçen brenda, dhe do të privohen nga çfarëdo komunikimi me botën jashtë Vatikanit.
XS
SM
MD
LG