Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Subjektet politike të Kosovës, si dhe drejtuesit e institucioneve e kanë dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në selinë e partisë Ora në qendër të Prishtinës.
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka thënë se aktet e tilla kanë për qëllim çrregullimin e stabilitetit të Kosovës dhe janë kundër lirisë, pavarësisë e demokracisë. Të gjithë papërjashtimisht kanë kërkuar nga organet përgjegjëse që të zbulojnë dhe dënojnë autorët.
Në sulmin e mbrëmshëm janë lënduar tre fëmijë dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
XS
SM
MD
LG