Ndërlidhjet

logo-print

NJU DELHI


Kryeministri i Indisë Manmohan Singh dhe presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf lëshuan një komunikatë të përbashkët, në të cilën procesin e paqes ndërmjet dy vendeve e quajnë "të pakthyeshëm".
"Të dy liderët kanë pasur bisedime përmbajtësore për të gjitha çështjet, përfshirë edhe Kashmirin si dhe janë pajtuar që të vazhdojnë dialogun për arritjen e zgjidhjes përfundimtare" thuhet në deklaratë.
Musharaf këto ditë zhvilloi vizitën e parë në katër vitet e fundit në Indi, si vend rival bërthamor i Pakistanit.
XS
SM
MD
LG