Ndërlidhjet

PEKIN


Ministri i Jashtëm i Japonisë Nobutaka Machimura edhe sot vazhdon takimet me zyrtarët më të lartë të Kinës, në përpjekje për t'i riparuar marrëdhëniet e dëmtuara në javët e fundit. Ndërkohë, ambasadori amerikan në Tokio Thomas Schieffer shprehu shqetësimin për protestat e fundit të kinezëve, gjatë të cilave është qëlluar me gurë dhe gjësende tjera edhe ambasada japoneze në Pekin.
"Jemi të shqetësuar për tensionet e paraqitura kohët e fundit. Kur ambasadat kalojnë nëpër vështirësi të tilla, kjo është çështje për t'u shqetësuar" tha Schieffer.
Protestuesit kinezë kanë kërkuar që Japonia të pranojë krimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG