Sllovakia dhe Çekia planifikojnë që të rrisin praninë ushtarake në Kosovë duke dërguar edhe qindra trupa paqëruajtëse gjatë vitit të ardhshëm. "Ballkani është njëri nga prioritetet për Sllovakinë" tha ministri i Mbrojtjes Juraj Liska pas takimit me homologun çek, Karel Kuhnl. Aktualisht në kuadër të KFOR-it janë 100 ushtarë sllovakë dhe 400 çekë.