Ndërlidhjet

BEOGRAD


Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn tha se të gjithë të dyshuarit për krime të luftës duhet të ekstradohen në Tribunalin e Hagës, para se Serbia dhe Mali i Zi të mund të fillojnë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
"Me afrimin e 10 vjetorit të Srebrenicës është shumë e rëndësishme që Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq të jenë në Hagë" tha Rehn duke shtuar se kurrëfarë negociatash për asociim nuk do të ketë derisa të ketë bashkëpunim të plotë me Tribunalin e Hagës. Këto komente ai i bëri pas takimeve në Beograd me presidentin e Serbisë Boris Tadiq, kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe presidentin e Unionit Serbi – Mal i Zi, Svetozar Maroviq.
XS
SM
MD
LG