Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, është takuar sot me ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili prej të dielës gjendet në Kosovë, ku mori pjesë në varrimin e të vëllait, që u vra më 15 prill në magjistralen Pejë-Deçan.
Në komunikatën e lëshuar nga zyra e presidentit thuhet se zoti Rugova i ka shprehur edhe një herë ngushëllimet e tij për vrasjen e Enver Haradinajt, dhe e ka vlerësuar lartë maturinë e familjes dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi gjatë ceremonialit të varrimit.
Në komunikatë thuhet se ish kryeministri i Kosovës ka falënderuar presidentin për kujdesin e treguar ndaj veprës së të vëllait dhe familjes për pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë, avokati i Haradinajt, Michael O'Rally, ka njoftuar se ish kryeministri i Kosovës, do të udhëtojë sot pasdite nga Prishtina në Hagë.
XS
SM
MD
LG