Ndërlidhjet

QYTETI I VATIKANIT


Kardinali Joseph Ratzinger nga Gjermania sot u zgjodh Papë duke u bërë kështu udhëheqës i rreth 1 miliardë katolikëve në mbarë botën.
78 vjeçari Ratzinger, i cili e mori emrin Benedikti i 16-të, ishte bashkëpunëtor i afërt i Papa Gjon Palit të Dytë, dhe ka pikëpamje të ngjashme konservatore lidhur me drejtimin që duhet të marrë Kisha Katolike.
Zgjedhjen e papës së ri, simbolikisht e paralajmëruan tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine dhe këmbanat, ndërsa shpalljen e bëri kardinali Arturo Estevez nga Kili.
Pak më vonë, para mijëra besimtarëve të tubuar në Sheshin e Shën Pjetrit, u paraqit edhe kreu i ri i Vatikanit, Papa Benedikti XVI.
"Të dashur vëllezër dhe motra. Pas Papa Gjon Palit II të mreklullueshëm, kardinalët më zgjodhën mua, punëtorin e thjeshtë në oborrin e Zotit", tha Papa Benedikti XVI, i cili mbi 20 vjet udhëhoqi Kongregatën e Doktrinës së Besimit.
XS
SM
MD
LG