Ndërlidhjet

ATHINË


Parlamenti i Greqisë sot e ratifikoi kushtetutën e Bashkimit Evropian me 268 vota pro dhe 17 kundër.
Kjo e bën Greqinë vendin e gjashtë që e miraton kodin e ri, pas Lituanisë, Hungarisë, Sllovenisë, Spanjës dhe Italisë.
Për të hyrë në fuqi, kushtetuta duhet të miratohet nga të gjitha 25 vendet anëtare të unionit.
Në Francë, njërin nga vendet më të mëdha të BE-së, anketimet tregojnë se kushtetuta është larg miratimit në referendumin e majit.
XS
SM
MD
LG