Ndërlidhjet

VATIKAN/UASHINGTON/NJU JORK


Papa Benedikti i 16-të e mbajti sot meshën e tij të parë në Vatikan. Mbrëmë kardinali gjerman Joseph Ratzinger, 78 vjeçar u zgjodhë Papë dhe e mori emrin Benedikti i 16-të. Duke komentuar zgjedhjen e kardinalit Ratzinger për Papë, presidenti amerikan, George Bush, tha mbrëmë se ai është "njeri me mençuri dhe dijeni të madhe" dhe se "ai është njeri që i shërben zotit". Mëtutje presidenti Bush tha:
- Ne u bashkohemi qytetarëve tanë dhe miliona të tjerëve në botë që luten për forcë të vazhdueshme dhe mençuri derisa Ati i Shenjtë ta udhëheqë Kishën katolike.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, pasi i uroi zgjedhjen kardinalit gjerman Ratzinger, tha:
- Mendoj se ai është njeri me përvojë të madhe, që ka punuar për së afërti me Papën e mëparshëm. Shpresoj se se ai do të jetë i aftë për të bërë kontribut të njejtë shpirtëror.
XS
SM
MD
LG