Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë në të njëjtin nivel ndihmat financiare për Kosovën edhe në vitet që vijnë, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian në një raport të Komisionit Evropian.
Brukseli zyrtar nga viti 1999 në Kosovë ka financuar 1.6 miliardë dollarë në programe të ndryshme.
"Kjo ndihmë duhet për të ruajtuar zhvillimin ekonomik dhe të lehtësojë pjesëmarrjen konstruktive në përparimin e Ballkanit drejt Bashkimit Evropian", thuhet në raport.
Ndërkaq eurokomisioneri për zgjerim Oli Rehn, ka theksuar lidhur me ftesën e presidentit serb Tadiç, për t'u takuar me presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, se ky hap "do të ndihmonte bisedimet e mundshme ndërkombëtare, në pjesën e dytë të këtij viti, rreth statusit të Kosovës".
"Fillimi i një dialogu konstruktiv mes Beogradit e Prishtinës është një fillim shumë i rëndësishëm" ka thënë Rehn.
XS
SM
MD
LG