Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, në takimin e sotëm me presidentin rus, Vladimir Putin, do shprehë shqetësimet amerikane rreth nivelit të demokracisë në Rusi, përfshi problemet në media. Përpara mbërritjes në Moskë, Rice ka vlerësuar si tepër shqetësuese pushtetin e Kremlinit mbi mediat, por ka shtuar se Rusia është "partner strategjik" i Shteteve të Bashkuara "në luftën kundër terrorizmit", "në ndalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë" dhe "në zgjidhjen e çështjeve rajonale në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme".
"Ne e kuptojmë se Rusia po gjen rrugën e vetë dhe e respektojmë këtë. Ajo që ne themi është se nëse duam që marrdhëniet Rusi - Shtetet e Bashkuara të thellohen, dhe që Rusia të vërë në pah gjithë potencialin e saj, është e nevojshme të kemi zhvillime demokratike. Nuk duhet të ketë kaq shumë përqëndrim të pushtetit tek presidenca. Është e nevojshme që të ketë media të pavarura", ka thënë Rice duke folur për mediat ruse.
XS
SM
MD
LG