Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta politike me presidentin e Serbisë Boris Tadiq. Presidenti Rugova i bëri këto komente sot pasdite, pas thirrjeve drejtuar atij nga zyrtarë të Bashkimit Evropian për dialog me Beogradin. Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, pas takimit të javës së shkuar me Grupin e Kontaktit, kishte shprehur gatishmërinë dhe paralajmëronte bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.
Kërkesën për një dialog të drejtpërdrejt ndërmjet presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe atij të Serbisë, Boris Tadiq, e ka bërë sot, në emër të Bashkimit Evropian, komisioneri për zgjerim Olli Rehn, duke nënvizuar se ky hap do të ndihmonte dialogun ndërkombëtar për statusin e Kosovës më vonë gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG