Ndërlidhjet

BAGDAD


Kufomat e më shumë se 50 njerëzve janë gjetur në lumin Tigër, ka bërë të ditur presidenti i Irakut, Xhalal Talabani. Besohet se ato janë kufomat e pengjeve, të cilat terroristët i kanë vrarë në një qytet afër Bagdadit.
Kjo gjetje pason një incident të javës së kaluar që mbeti i pashpjeguar, ku zyrtarët shiitë thanë se rreth 100 njerëz ishin marrë peng nga militantët sunitë. Forcat irakiane kishin kontrolluar vendin e ngjarjes dhe thanë se informacionet nuk ishin të sakta. Sot Talabani tha se "ka pasur pengje, por ato janë vrarë".
XS
SM
MD
LG