Ndërlidhjet

HAGË


Kosta Bullatoviq, ish drejtues serb i Kosovës në vitet '80, nuk ka pranuar të dëshmojë në gjyqin e Sllobodan Millosheviqit në Gjykatën e Hagës, për çfarë kjo e fundit ka ngritur akuzat ndaj tij. Bullatoviq akuzohet se "është përpjekur të ndikojë në ecurinë e drejtësisë".
Bullatoviq, dëshmitar i mbrojtjes nuk ka pranuar të dëshmojë në mungesë të Sllobodan Millosheviqit, i cili nuk ka marrë pjesë në seancat e javës për shkak të problemeve shëndetësore, si dhe ka refuzuar të merret në pyetje nga prokurori Geofrry Nice. Për akuza të tilla Bullatoviq rrezikon 7 vjet burg apo gjobë deri në 100 mijë euro.
XS
SM
MD
LG