Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjatë ditës pritet të bëhet publik kabineti i ri qeveritar i Irakut, ka bërë të ditur presidenti i këtij vendi Xhalal Talabani.
Udhëheqësit talabanë kanë negociuar që nga janari rreth qeverisë së re, por pa sukses.
Ndërkohë, kryeministri në largim i Irakut Ajad Allavi, i ka shpëtuar një atentati nga një sulm vetëvrasës. Përgjegjësinë për këtë atentat e ka marrë dega e Al Kaidës në Irak.
Paradite në afërsi të Bagdadit është goditur dhe rrëzuar një helikopter civil, me ç'rast kanë vdekur të 9 anëtarët e ekuipazhit. Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka bërë të ditur se helikopteri, që ka qenë i huazuar nga një kompani e këtij vendi, është goditur nga një predhë.
Ndërkaq, në stadiumin e qytetit Haditha janë gjetur kufomat e 19 irakianëve, anëtarë të gardës kombëtare.
XS
SM
MD
LG