Ndërlidhjet

logo-print

VILNUS


NATO-ja dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak, e cila nga Aleanca Veriatlantike është cilësuar pikë kthese në marrëdhënjet me Moskën. Nënshkrimi është bërë gjatë takimit dy - ditor ndërmjet ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, që ka filluar në kryeqytetin e Lituanisë. Në hapje të këtij takimi sekretari i përgjitshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer ka bërë të ditur se temë e bisedimeve është edhe Kosova. Këtë e ka konfirmuar edhe sekretarja amerikane shtetit Kondoliza Rajs:
"Ne gjithashtu patëm diskutim të frytshëm për Kosovën, Afganistanin dhe Gjeorgjinë", tha Kondoliza Rajs.
Zonja Rajs në margjinat e takimit të Vilnusit është takuar me një grup të disidentëve bellorusë të cilëve u ka thënë se Bellorusia është diktatura e fundit në Evropën Qendrore dhe vitin e ardhshëm duhet të mbajë zgjedhje të lira. Pas këtij takimi disidentët bellorusë sinjalizuan mbajtjen e demonstratave masovike më vonë gjatë këtij viti. Zyrtarët e Bellorusisë kanë reaguar me zemrim duke thënë se vlerësimet e zonjës Rajs janë pëzierje në punët e brendshme të këtij vendi dhe ftesë për të përmbysur regjimin.
XS
SM
MD
LG