Ndërlidhjet

STAMBOLL


17 minatorë turq humbën jetën nga pasojat e helmimit me gaz në një minierë të thëngjillit në afërsi të qytetit perëndimor, Gediz. Dy prej minatorëve, që ishin bllokuar nga shpërthimi i metanit, në një thellësi prej 300 metrash, kishin shpëtuar. Shkaqet e këtij shpërthimi, që ndodhi mbrëmë, ende nuk dihen. Siç raportojnë agjencitë e lajmeve, shpërthimet në minierat e Turqisë nuk janë të rralla, ndërsa thuhet se ato shkaktohen nga kushtet jo të mira të sigurisë, pajisjet e vjetra dhe koncentrimi i madh i metanit.
XS
SM
MD
LG