Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen ka nënshkruar sot një rregullore të ndryshuar të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, sipas të cilës nuk do të ketë nevojë që të përcaktohet pronësia e ndërmarrjes për ta privatizuar atë. Njëkohësisht, shefi i shtyllës katër të UNMIK-ut, Joachim Ruecker tha se mandati i AKM-së që përfundonte në qershor është zgjatur.
Po sot sektori i energjisë dhe minierave në Kosovë ka përfituar një financim nga Banka Botërore në vlerë prej 2. 5 milionë dollarësh. Kjo është bërë e ditur pas nënshkrimit të marrëveshjes mes shefit të Shtyllës së IV të UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore në Kosovë.
Projektet që do të financohen nga kjo shumë synojnë integrimin e tregut kosovar të energjisë në atë rajonal.
XS
SM
MD
LG