Ndërlidhjet

SHKUP


Ministri i jashtëm serbo-malazez ka shprehur besimin se së shpejti do të tejkalohen pengesat drejt integrimit në Bashkimin Evropian, përfshi dhe zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës.
Pas takimit me homologen e tij maqedonase, Ilinka Mitreva, Drashkoviq ka theksuar se vendi i tij "ka ofruar një formulë evropiane për çështjen e Kosovës, që është më shumë se autonomi e më pak se pavarësi". Drashkoviq ka përsëritur se vetëm autoritetet e Shkupit dhe Beogradit duhet të përcaktojnë vijën kufitarë mes Kosovës e Maqedonisë, derisa UNMIK-u e KFOR-i duhet të garantojnë sigurinë e ekipeve që do bëjnë demarkacionin në terren.
XS
SM
MD
LG