Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti Bush ka kandiduar gjeneralin e marinës Peter Pace, si shef të shtabit të ushtrisë, që është njëherësh këshilltari kryesor i presidentit në çështjet ushtarake. Pace, nëse miratohet nga Senati i Kongresit amerikan, do të zëvendësojë gjeneralin Richard Myers, që shtatorin e ardhshëm del në pension.
"Unë besoj dhe mbështetem në zgjuarsinë, gjykimin dhe sensin e humorit të Peter Pace. Do vazhdoj ta bëjë një gjë të tillë edhe në të ardhmen derisa ai do jetë në detyrën e shefit të shtabit të ushtrisë", tha presidenti Bush duke paraqitur kandidaturën e gjeneralit Pace. Ky i fundit është një nga arkitektët e luftës kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG