Ndërlidhjet

BAGDAD


Një grup militant irakian po kërcënon të ekzekutojë tre gazetarët rumunë dhe një përkthyes amerikan brenda katër ditësh nëse trupat rumune nuk tërhiqen nga Iraku. Të katër janë rrëmbyer para një muaji, derisa një video e tyre është shfaqur në televizionin arab Al-Jazzira.
Gjatë ditës së paku tetë njerëz janë vrarë dhe mbi 20 janë plagosur nga sulmi në afërsi të një xhamie derisa besimtarët bënin faljen e së premtes.
Pas sulmit ndaj një helikopteri civil bullgar nga militantët, ku humbën jetën 11 veta, Sofja ka thënë se ky incident nuk do ndikojë në praninë ushtarake bullgare në Irak.
XS
SM
MD
LG