Ndërlidhjet

GJENEVË


Komisionerja e lartë për të drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Louise Arbour, ka kritikuar Komisionin për të Drejtat e Njeriut për mosefikasitet. Sipas zonjës Arbour, që më parë ka qenë kryeprokurore e Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, nuk janë vetëm Kuba, Koreja e Veriut apo Bjellorusia që kanë probleme serioze me respektimin e të drejtave të njeriut. Kritikat e saj vijnë pas atyre të kreut të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i cili ka propozuar zëvendësimin e këtij Komisioni me një këshill më të vogël në numër, por që takohet më shpesh e që përgatit raporte të rregullta për gjendjen e të drejtave të njeriut në çdo vend.
XS
SM
MD
LG