Ndërlidhjet

logo-print

ALEXANDRIA/VIRGINIA


Shtetet e Bashkuara thanë se do të kërkojnë dënimin me vdekje për Zacarias Moussaoui, i cili u deklarua fajtor në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, në të cilat e humbën jetën rreth 3 mijë njerëz.
Prokurori i përgjithshëm Alberto Gonzales i bëri këto komente fill pasi Moussaouin, shtetasin francez me origjinë marokene, gjykata e shtetit Virginia e shpalli fajtor për 6 pikat e akuzës.
"Katër nga këto akuza autorizojnë dënimin maksimal me vdekje, dhe siç e dini, ne kërkojmë dënim me vdekje në këtë rast", tha Gonzales.
36 vjeçari Moussaoui i tha gjykatës se do të apelojë kundër dënimit maksimal.
Në deklaratën formale të nënshkruar nga vetë ai, Moussaoui tha se kreu i Al Kaidës Osama bin Laden personalisht e kishte zgjedhur atë që të merr pjesë në operacionin e rrëmbimit të aeroplanëve dhe prëplasjen e tyre në ndërtesat amerikane.
Deklarata thotë se Moussaoui, i cili u arrestua pak pas sulmeve të 11 shtatorit, ka stërvitur në një kamp të Al Kaidës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG