Ndërlidhjet

BAGDAD


Sulmet e kryengritësve irakienë, edhe sot kanë shkaktuar të vdekur dhe të plagosur në mbarë vendin.
Nga shpërthimi pranë autokolonës së ushtrisë irakiene afër Bagdadit, të paktën 8 ushtarë mbetën të vdekur dhe 20 të plagosur.
Bombat pranë rrugës vranë një civil në Samarra, plagosën 3 ushtarë në Mosul dhe dy policë në Bagdad.
Afrës Basrës raportohet për dy të plagosur nga shpërthimi vetëvrasës para një xhamie.
Sulmet e sotme vijuan një ditë pas shpërthimit në xhaminë shiite në Bagdad, ku e hmubën jetën të paktën 9 veta.
XS
SM
MD
LG