Ndërlidhjet

VATIKAN


Papa Benedikti i XVI-të falënderoi mediat botërore për mbulimin e tyre, me rastin e vdekjes së Gjon Palit të Dytë, dhe zgjedhjen e tij si Papë i parë gjerman. Duke bërë komente në disa gjuhë, Papa Benedikti u dëshiroi mirëseardhje më shumë se 3 mijë gazetarëve në Vatikan, duke thënë se shpreson të vazhdojë komunikimin me mediat, si paraardhësi i tij. "Në emrin tim, dhe posaçërisht të katolikëve që jetojnë larg nga Roma, të cilët janë të gatshëm të përforcojnë besimin e tyre, unë ju falënderoj për gjithçka që keni bërë deri më tani", tha Papa Benedikti i XVI-të.
XS
SM
MD
LG