Ndërlidhjet

logo-print

XHAKARTA


Udhëheqësit e Japonisë dhe të Kinës janë takuar sot, në një përpjekje për t'ju dhënë fund mosmarrëveshjeve rreth agresionit japonez gjatë luftës së Dytë Botërore, që ka dëmtuar marrëdhëniet ndërmjet dy fuqive aziatike. Kryeministri japonez Junikiro Koizumi dhe presidenti kinez Hu Jintao, i kanë shtrënguar duart para uljes në bisedime, të cilat, ishin të mbyllura për mediat. Takimi u mbajt pak para Samitit Azi-Afrikë, në Xhakarta të Indonezisë, vetëm një ditë pasi Koizumi kërkoi falje për "dëmet dhe vuajtjet e jashtzakonshme", të shkaktuara nga e kaluara luftarake e Japonisë.
XS
SM
MD
LG