Ndërlidhjet

VATIKAN


Përgatitje të larta sigurie po bëhen në Romë, në prag të meshës inauguruese të Papa Benediktit të XVI-të. Sipas një vlerësimi, rreth 500 mijë vizitorë, përfshi dhe udhëheqës të shteteve e përfaqësues të familjeve mbretërore, pritet të bashkohen në Romë për këtë ceremoni. Zyrtarë të Vatikanit thanë se masat e sigurisë përfshijnë edhe ndalim fluturimin në një Zonë përreth Romës.
Gjatë ditës, Papa Benedikti i XVI-të, i falënderoi mediat botërore për mbulimin e ngjarjeve në selinë e shenjtë, vdekjen e Gjon Palit të Dytë, dhe zgjedhjen e tij si Papë i parë gjerman. "Në emrin tim, dhe posaçërisht të katolikëve që jetojnë larg nga Roma, unë ju falenderoj për gjithçka që keni bërë deri më tani", u tha gazetarëve, Papa Benedikti i XVI-të.
XS
SM
MD
LG