Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Nga dy sulme të sotme vetëvrasëse me bomba, në afërsi të akademisë policore dhe të një zyreje ndërlidhëse ushtarake në Tikrit, në Irakun verior, janë vrarë së paku 6 persona dhe janë plagosur afro 25 vetë, ka thënë policia. Burime spitalore në Tikrit kanë thënë se ndër të vrarët janë katër policë dhe dy civilë. Dje, nga sulmet e kryengritësve në Irak u vranë së paku 15 persona, përfshirë këtu edhe një ushtar amerikan, 9 ushtarë irakianë dhe një kameraman nga Iraku.
XS
SM
MD
LG