Ndërlidhjet

GALIPOLI


Udhëheqësit e Turqisë, Australisë, Zelandës së Re dhe Britanisë së Madhe, u mblodhën sot në veriperëndim të Turqisë për të përkujtuar 90 vjetorin e njërës prej betejave më të tmerrshme gjatë Luftës së Parë Botërore. Ata kanë mbajtur një minutë heshtje para Monumentit turk në Gadishullin Galipoli, tek hyrja jugore e Ngushticës së Dardaneleve. Në vitin 1915, forcat aleate ishin përpjekur të merrnin Ngushticën nga kontrolli i Perandorisë Otomane. Beteja pati përfunduar me disfatë të forcave aleatë dhe vdekjen e 35 mijë trupave, si britanike, franceze, indiane, australiane dhe nga Zelanda e Re.
XS
SM
MD
LG