Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 30 vetë janë vrarë sot në Irak, në një seri shpërthimesh dhe sulmesh. Sipas ministrisë së brendshme, të paktën 15 vetë janë vrarë, dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur, në dy shpërthime bombash sot në mbrëmje, në një lagje shiitësh në veri të Bagdadit. Dhe të paktën 15 të tjerë janë vrarë në sulme të ndryshme në Irak. Edhe 15 të tjerë janë vrarë në sulme të ndryshme. 7 në Tikrit, 4 në jug të Bagdadit, si dhe 4 të tjerë në përleshje të armatosura ndërmjet trupave amerikane dhe kryengritësve në Haditha, rreth 350 kilometra në perëndim të Bagdadit. Ndërkohë, udhëheqësi shpirtëror i shiitëve, Ayatollah Ali al Sistani, ka shprehur sot zemërimin e tij për vonesat në formimin e qeverisë në Irak, dhe ka theksuar se politikanët sunitë duhet të përfshihen në kabinet. Mosmarrëveshjet ndërmjet shiitëve, kurdëve dhe sunitëve, vazhdojnë qysh pas zgjedhjeve të janarit.
XS
SM
MD
LG