Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Ish kreu i ushtrisë jugosllave, gjenerali në pension Nebojsha Pavkoviq, sot pritet të udhëtojë në Hagë, ku do t'i dorëzohet gjykatës ndërkombëtare për krime të luftës.
Pavkoviq akuzohet se i ka urdhëruar forcat serbe të kryejnë vrasje dhe dëbime të shqiptarëve në konfliktin në Kosovë në vitet 1998-99.
Dorëzimi i Pavkoviqit përkon me takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, në të cilin pritet të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve mbi marrëveshjen e asocim stabilizimit me unionin Serbi-Mali i Zi.
XS
SM
MD
LG