Ndërlidhjet

YEREVAN


Në Armeni u përkujtua 90-vjetori i fillimit të vrasjes masive të armenëve nga Turqia Osmane.
Mijëra njerëz morën pjesë në kryeqytetin Erevan, ku me 1 minutë heshtje u përkujtuan, siç u tha, 1 milionë e 500 mijë të vrarët.
Komemoracione u mbajtën edhe në Moskë, në Marqada të Sirisë, Nju Jork dhe Los Angeles.
Presidenti amerikan George Bush lëshoi një komunikatë, në të cilën i ka shprehur ngushëllimet e tij për "humbjen e tmerrshme të jetërave", por deklarata nuk i përshkruan vrasjet si gjenocid.
Rusia, Franca dhe vende tjera, i kanë cilësuar vrasjet si gjenocid, por Turqia këtë e ka hedhur poshtë, duke thënë se armenët ishin ndër viktimat e shumta të konflikteve gjatë kollapsit të perandorisë osmane.
XS
SM
MD
LG