Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, e ka caktuar 3 korrikun, datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke e refuzuar kërkesën e opozitës për një datë më të hershme. Kryeministri Fatos Nano, kryetar i Partisë Socialiste, shpreson të fitojë për herë të tretë radhazi, ndërsa ish-presidenti Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike në opozitë, thekson se Shqipëria ka nevojë për ndryshime në qoftë se dëshiron të ndërmarrë hapa të guximshëm për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG