Ndërlidhjet

logo-print

LUKSEMBURG


Rumania dhe Bullgaria sot pritet t'i nënshkruajnë marrëveshjet me Bashkimin Evropian për hyrje në Union, në vitin 2007. Ministri i jashtëm holandez Bernard Bot, duke folur para reporterëve, me të arritur në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, tha se hyrja e Rumanisë dhe Bullgarisë do të varet shumë nga vetë ato.
"Ne do të vazhdojmë të monitorojmë progresin, në disa fusha. Nëse ai nuk do të jetë i mjaftueshëm, ne kemi mundësi ta shtyjmë hyrjen e tyre, nga një vit. Shpresoj që kjo të mos jetë e nevojshme, por shumë varet nga vetë Rumania dhe Bullgaria", tha Bot.
XS
SM
MD
LG