Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin, në fjalimin vjetor drejtuar kombit, ka thënë se Rusia duhet të konsolidojë pozitën e saj, në mënyrë që të mos përjetojë fat të njëjtë me atë të Bashkimit Sovjetik. "Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte një katastrofë e madhe. Dhjetëra miliona rusë e gjetën veten jashtë territorit të vendit", tha Putin, duke bërë thirrje për reforma të mëtejme që do ta forconin shtetin rus, dhe do t'u jepnin qytetarëve mundësi të njëjta për të prosperuar.
"Për Rusinë e sotme, vlerat e demokracisë nuk janë më pak të rëndësishme se sa aspiratat për sukses ekonomik, dhe mirëqenie të qytetarëve. Putin tha gjithashtu se Rusia është e interesuar për më shumë investime të jashtme, dhe bëri thirrje për krijimin e kushteve të favorshme, me qëllim të tërheqjes së këtyre investimeve.
XS
SM
MD
LG