Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ish-shefi i ushtrisë jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, ka arritur sot në qendrën e paraburgimit në Hagë. Duke folur për dorëzimin e tij, zëvendësministri serb i drejtësisë dhe anëtar i Këshillit Shtetëror për Bashkëpunim me Gjyaktën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Bogoljub Bjelica, tha se qeveria do të vazhdojë të zbatojë strategjinë e "dorëzimit vullnetar".
"Kjo në mënyrë apsolute do ta lehtësojë presionin e komunitetit ndërkombëtar mbi Serbinë, sepse Pavkoviq është njeriu i fundit në listën e të kërkuarve të rangut të lartë, të cilët jemi të detyruar t'i dorëzojmë në Hagë", tha Bjelica.
Pavkoviq akuzohet se i ka urdhëruar forcat serbe të kryejnë vrasje dhe dëbimin e shqiptarëve gjatë konfliktit në Kosovë, në vitet 1998-99.
XS
SM
MD
LG