Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Rumania dhe Bullgaria nënshkruan sot Traktatin e hyrjes në Bashkimin Evropian, më 1 janar 2007. Hyrja e dy vendeve do ta rrisë numrin e vendeve të BE-së në 27-të dhe do të hapë rrugën për zgjerimin e bllokut drejt Ballkanit. Marrëveshja duhet të ratifikohet nga Rumania dhe Bullgaria, si edhe nga parlamentet e 25 vendeve të Bashkimit Evropian. Ministri i jashtëm holandez Bernard Bot, ka thënë para takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg, se hyrja e Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007, do të varet shumë nga vetë ato.
"Ne do të vazhdojmë të mbikqyrim përparimin, në disa fusha. Nëse ai nuk do të jetë i mjaftueshëm, ne kemi mundësi ta shtyjmë hyrjen e tyre, nga një vit", tha Bot.
XS
SM
MD
LG