Ndërlidhjet

BAGDAD


Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t'u bëjnë presion politikanëve irakianë që t'u japin fund ngecjeve dhe ta përfundojnë formimin e qeverisë së re. Sekretarja e shtetit, Condoleezza Rice u tha gazetarëve se irakianët tash e meritojnë qeverinë, pas rrezikut që morën përsipër kur votuan në zgjedhje. "Ne do të vazhdojmë të themi se është me rëndësi që të mbahet shpejtësia e procesit politik", tha Rice, duke shtuar se zyrtarët amerikanë ua kanë paraqitur këtë pikëpamje edhe udhëheqësve të Irakut.
XS
SM
MD
LG