Ndërlidhjet

ROMË


Gazetarja italiane Giuliana Sgrena e cila ishte qëlluar nga ushtarët amerikanë menjëherë pas lirimit nga pengmarrësit në Irak, e ka përshkruar raportin e ushtrisë amerikane si një "goditje të papranueshme për Italinë". Në komentin e saj të botuar sot në gazetën "La Republica", Sgrena tha se faji për atë çka ka ndodhur i është vënë agjentit italian Nicola Calipari, i cili qe vrarë në incidentin e 4 marsit. Hetuesit amerikanë kanë ardhur në përfundimin se ushtarët që kanë hapur zjarr nuk kanë gabuar dhe nuk duhet të ndëshkohen.
XS
SM
MD
LG